http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trajko Veljanovski është nga te paktet kryetare te parlamenteve qe ka mbërritur ne Tirane ne kuadër te Asamblesë Parlamentare te SEECP. Pas fotos zyrtare, kryetari i parlamentit maqedonas ka pire kafe ne shoqërinë e kryetarit te kuvendit Ilir Meta, takim qe vjen pas shkëmbimit te replikave te tensionuara mes Tiranës dhe Shkupit rreth ngjarjes se Kumanoves. Veljanovski ka shmangur çdo koment per mediat shqiptare, por pavarësisht kësaj nuk i ka munguar interesi per mënyrën se si shtypi shqiptar ka pasqyruar ngjarjet e fundit ne Maqedoni dhe delegacioni maqedonas ka marre gazetat per ta pare artikujt per këtë çështje. Dhe fjalimi i kreut te parlamentit maqedonas ne takim reflektoi te njëjtat qëndrime te Shkupit zyrtar, duke përsëritur se ne Kumanove u asgjësua nje grup terrorist.Trajko Veljanovski:Problematikat më të rëndësishme të rajonit janë paqja dhe stabiliteti. Fatkeqësisht ne në Maqedoni përballemi me këtë fakt në një mënyrë tragjike, por arritëm të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve. Aksioni i policisë i kryer me shumë profesionalizëm e neutralizoi grupin kriminal terrorist, të cilët donin të dëmtonin rëndë Republikën e Maqedonisë edhe të përbënin një kërcënim për të gjithë rajonin.Veljanovski i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit shqiptar dhe deklaratës se tij se nuk ka anëtarësim ne NATO pa zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.?Kjo ngjarje e pakëndshme nënvizon nevojën për një integrim më të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE. Sërish dua të nënvizoj se situata e status-quosë në integrimin euroatlantik për ne dhe shtetet e rajonit krijon flustrim dhe na bën vunerabël ndaj tentativa për destabilizim?.Per Maqedoninë foli edhe përfaqësuesi i delegacionit serb.Srdan Kruzevic:Ne duam të dënojmë fort përpjekjet për të cenuar stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit dhe shprehim solidaritetin tonë për mbrojtjen e jetës dhe jemi kundër ekstremizmit dhe dhunës.Ndërkaq kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta eshte përqendruar tek nevoja per te forcuar demokracinë dhe ekonominë e vendeve te rajonit.Ilir Meta:Veçanërisht zhvillimet e fundit këtu në rajonin tonë që shpeshherë lidhen me sfidat e përbashkëta të sigurisë e të stabilitetit, na detyrojnë të jemi më vigjilentë ndaj fenomeneve negative të papunësisë dhe varfërisë, të cilat na kujtojnë nevojshmërinë e rritjes së cilësisë së proceseve demokratizuese dhe përqasjes zhvillimore për rajonin tonë.Ndërkohe kryetari i kuvendit Meta ka zhvilluar takime dypalëshe me homologun maqedonas, kroat, te Sllovenisë, Malit te Zi si dhe kreun e parlamentit te Kosovës.