Zbulohet shtatorja e Ismail Qemalit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri shqiptar Edi Rama përcolli nje mesazh te qarte nga Prishtina, se bashkimi i shqiptareve do te jete nen çatinë e përbashkët europiane.Edi Rama:Ne s`kemi ndërmend të shkelim fjalën e dhënë Amerikës dhe Europës, qe Bashkimin Kombëtar ta bëjmë si kulmim të bashkimit shpirtëror, ekonomik dhe shoqëror me Bashkimin Evropian. Bashkimi me fqinjët do të jetë bashkim nën çatinë e Evropës.Gjate ceremonisë se vendosjes se shtatores se themeluesit te shtetit shqiptar, Ismail Qemali ne qendër te kryeqytetit kosovar, Rama u ndal edhe tek gjendja e shqiptare qe jetojne ne Maqedoni dhe ne Luginën e Preshevës. Duke vlerësuar përpjekjet e atit te kombit per pavarësinë e vendit, kryeministri kërkoi qe vështrimi i vetvetes te behet përmes veprës se tij. Rama kishte edhe nje tjetër mesazh?Shqiptarët janë të bashkuar, dhe askush nuk mund ta imagjinojë më se mund t`i përpijë ata/ ne do te kërkojmë drejtësi jo duke shkelur te tjeret, por duke u kërkuar te mos guxojne te ne shkelin?, tha Rama.Shtatorja e Ismail Qemalit u zbulua nga kryeministri Rama dhe kreu i komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërsa te pranishëm ne ceremoni ishin politikane nga Shqipëria e Kosova. Shtatorja është pjese e projektit Vlora-Prishtina, kryeqytetet e pavarësisë, qe përfshin edhe vendosjen e shtatores se heroit Hasan Prishtina ne Vlore.