Kërcënohet Ministri i Brendshëm Tahiri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërcënohet Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Burime pranë Vizion Plus thanë se rreth 10 ditë më parë në numrin personal të ministrit është dërguar një mesazh kërcënues. Nuk ka shumë detaje mbi përmbajtjen e tekstit, por hetuesit dyshojnë se mund të jetë dërguar nga ndonjë pjesëtar i familjes Gjuta. Kjo pasi në sms Ministrit të Brendshëm i kërkohet të ketë kujdes me familjen Gjuta në të kundërt do të ketë pasoja. Ndërkohë prej disa ditësh policia e shtetit ka shtuar masat për sigurinë fizike të familjes Tahiri. Policia vijon të jetë në kërkim të Vladimir Gjutës, personit të dyshuar si ideatori i vendosjes se tritoleve në farmacinë e Bashkim Tahirit, por edhe në rrugën Muhamet Gjollesha pranë stacionit të autobusit. Bashkë me Vladimir Gjutën u shpall në kërkim edhe nipi i tij, Baftjar Bruka, që mendohet se është në Itali. Për vendosjen e tritoleve vazhdojnë të qëndrojnë në qeli Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta, te cilët po hetohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, dosje te cilës i është bashkangjitur edhe kërcënimi i fundit i ardhur ne celularin e Ministrit te Brendshëm.

Free Traffic Exchange