http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
46.070 maturante ditën e nesërme do t?i nënshtrohen provimit te Gjuhës se Huaj, i cili ne ndryshim nga matura e kaluar, do te jete ne një shkalle me te madhe vështirësie. Zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka shpjeguar detajet e këtij provimi te pare per maturën 2015.?Testet janë hartuar nga specialistë të gjuhës në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe në përputhje të plotë me niveli B1. Çdo pyetje në test do të vlerësojë njohuritë dhe kompetencat që maturantët zotërojnë në gjuhën e huaj të parë. Si provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testi për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maksimalisht janë 50 pikë. Maturanti nuk quhet kalues nëse merr me pak se 20% të pikëve?.Malaj gjithashtu ka u bere thirrje te gjithë maturanteve te zbatojnë me rigorozitet, rregullat e përcaktuara nga Mash:?Maturantët nesër duhet të kenë me vete kartën origjinale të identitetit. Nuk lejohet mbajtja e celularëve në mjedisin e provimit. Nëse një maturant do të kapet me celular ai/ajo automatikisht do të përjashtohet nga procesi i provimit. Nga maturantët kërkohet qetësi dhe vëmendjen gjatë procesit të provimit si dhe respektim i plotë i rregullave të këtij procesi.U bëjmë thirrje të gjithë maturantëve, mësuesve dhe prindërve që të angazhohen në këtë proces, duke zbatuar me rigorozitet të gjitha rregullat e Rregullores së Maturës Shtetërore?.Provimi i dyte i detyruar per te gjithë maturantet, do te jete ai Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ne daten 29 maj.