http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç duket se kërkon t?i lë pas krahëve tensionet mes vendit të tij dhe Shqipërisë. Ai thotë se interesi është zhvillimi i bashkëpunimit dypalësh dhe vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, ishte e dobishëm për rritur raportet pozitive mes vendeve. Të njëjtën rezultat pret edhe nga vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, më 27 maj. ?Marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë jane shume te rëndësishme. Ato janë te rëndësishme për stabilitetin ne te gjithe rajonin. Dhe prandaj, pavarësisht nga problemet e ndryshme ose nga deklaratat e ndryshme qe vijnë te cilat nuk jane ne shpirtin e raporteve te mira, interesi yne është te zhvillojmë kete bashkëpunim, per kete edhe vizita e kryeministrit Rama ne Beograd ka qene shume e dobishme. Jam i sigurt se edhe kjo vizite e kryeministrit Vuçiç do te jete shume domethënëse para se gjithash per zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe per stabilitetin ne te gjithë rajonin, dhe per te ardhmen e Ballkanit Perëndimor ne kuptimin e nje rajoni i cili di se cilet janë prioritetet ne këtë moment - moment ne te cilin te gjithë presim qe te jemi pjese e Bashkimit Europian por qe ende jemi relativisht larg.?Deklaratën shefi i diplomacisë e mbajti teksa ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Konferenca rajonale e ministrave të Europes Juglindore.