Maqedonia reagon për deklaratën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkupi zyrtar reagoi pas deklaratës se kryeministrit shqiptar Edi Rama, qe la te kuptohet se Shqipëria do t?i vendose veton Maqedonisë per anëtarësimin ne NATO, nese nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Përgjigjja erdhi permes nje deklarate te Ministrisë se Jashtme, ne te cilën thuhet se bllokadat, kërcënimet dhe justifikimet, nuk i kontribuojnë stabilitetit ne rajon.?Te gjitha bllokadat, kërcënimet me bllokada dhe deklaratat me shfajësime kundër anëtarësimit tone ne BE dhe NATO nuk janë ne frymën e vlerave evropiane dhe nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit ne rajon. Qellimi strategjik i Maqedonisë eshte integrimi i plote ne BE dhe NATO. Kjo eshte ne interesin e gjithe qytetareve, qe do te coje drejt nje te ardhmeje me te mire, zhvillimit ekonomik, si dhe forcimit te paqes e stabilitetit ne vend dhe rajon?.Deklarata e Ministrisë se Jashtme thekson edhe rendësinë e bashkëjetesës me shqiptaret.?Bashkëjetesa multietnike dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik, fetar dhe te te drejtave te njeriut jane themeli i shoqërisë maqedonase dhe rendit kushtetues. Jemi te bashkuar per nje te ardhme evropiane per Maqedoninë. Bashkëpunimi i ndershëm dhe mbështetja pa ekuivoke e fqinjeve dhe partnereve tane ndërkombëtare jane te nevojshme. Maqedonia do te vazhdoje te bashkëpunoje me fqinjët dhe partneret ne interes te zhvillimit te rajonit?.Gjate samitit rajonal kundër ekstremizmit te dhunshëm te zhvilluar ne Tirane kryeministri Rama iu referua ngjarjeve dramatike ne Kumanove dhe theksoi se Maqedonia s?mund te jete pjese e aleances se Atlantikut Verior pa garantuar Marrëveshjen e Ohrit.