Vlorë, sekuestrohen nënproduktet e qumështit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse të skaduara shumë produkte ushqimore, vijojnë të tregtohen pa asnjë kontroll, duke rrezikuar jetën e konsumatorëve. Disa produkte i janë nënshtruar kontrollit për cilësinë e kanë rezultuar me probleme. Aksioni i inspektorëve u bë në një nga lagjet e Vlorës, ku u sekuestruan 15 kilogram salcë kosi, me përmbajtje niseshteje. Në të njëjtit dyqan u gjetën dhe sekuestruan edhe 1,5 ton qumësht, i cili mblidhej nga banorët e zonës apo fshatrat përreth e tregtohej në bidonë, pa asnjë lloj standardi dhe kushti higjeno-sanitar.