http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri historik i se djathtës, Sali Berisha nuk është pjese e fushatës elektorale te Partisë Demokratike, por kjo nuk e ka penguar qe ditën e enjte te shfrytëzoje foltoren e Parlamentit e t?iu kundërpërgjigjet sulmeve qe shumica ka artikuluar ndaj pasardhësit te tij Lulzim Basha. Por debati me i forte për zgjedhjet e 21 qershorit u be mes kryetarit te kuvendit Ilir Meta dhe Jozefina Topallit per shkak te akuzave qe kjo e fundit lëshoi per blerje te votës ne Shkodër nga ana e LSI. Por me i sulmuari i kësaj seance, ishte Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, pasi opozita e akuzoi për korrupsion ne rimbursimin e barnave, duke iu referuar nje raporti auditi te realizuar nga kryeministria. Por ministri Beqaj pranoi se ka pasur tentativa per abuzim me rimbursimin, por çështja është ne Prokurori. Por argumentet e ministrit Beqaj, nuk kane bindur opozitën, e cila ka kërkuar dorëheqjen e ministri Beqaj.