http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi shqiptar është i penalizuar veç te tjerash edhe nga çmimet e larta te aeroporti ?Nene Tereza?. Tarifat më të larta në rajon, i kanë detyruar prej vitesh, shumë prej turistëve, të shfrytëzojnë linjat e transportit me charter nga vendet fqinj, kryesisht nga Korfuzi. E prej andej, të drejtohen me traget në jug te vendit. Për operatoret turistik, ky shqetësim kërkon një ndërhyrje te menjëhershme nga qeveria. Por Ministri i Ekonomisë Ahmetaj, ka sqaruar se për afro dy muaj, do te arrihet një marrëveshje me koncesionarin e Rinasit, çka do t?i hape rrugën edhe vënies ne pune te aeroporti te Kukësit. Aeroporti i Rinasit është sot është me i shtrenjti, jo vetëm ne rajon, por edhe me gjere. Koncesionari gjerman, ofron taksat te larta aeroportuale, çka ka bere qe bileta për udhëtimet ajrore te penalzioje udhëtaret.