http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per kandidatin demokrat Halim Kosova, prioritet mbetet punësimi i qytetareve e per ketë arsye, ulja e taksave dhe mbështetja e biznesit është pjese e programit te tij për kryeqytetin. Këtë mesazh, e ka përçuar edhe gjate nje takimi me punonjësit e një ndërmarrje fasone ne zonën e Dajtit.?Bashkia do të jetë shumë miqësore me biznesin, duke e parë këtë si një mundësi reale për punësim. Dhe punësimi është kryefjala e çdolloj bisede që unë kam bërë deri sot. 1 milion banorë në Tiranën e madhe do të kenë mundësi të përfitojnë aty ku ata banojnë, nga lehtësirat që Bashkia e ardhshme e Tiranës do të ofrojë?Ndërkohe qe gjate nje takimi me banoret e njësisë 8, nje nga bastionet e PD ne Tirane, Kosova premtoi nje epoke te re bashkëpunimi me qytetaret.?Eshtë shumë e rëndësishme për çdo banor të qytetit të Tiranës që të shohë një dritë jeshile për problemet që kanë. Në këto dy vjet ju e keni parë që politika i ka rënduar hallet, është shkëputur nga qytetari dhe ka krijuar probleme aq sa kurrë më parë ndonjëherë, përveç viteve 90, nuk kemi parë kaq shumë njerëz që shpresën e tyre për të ardhmen ta kenë tek valixhet dhe të nisen jashtë pa ndonjë destinacion, vetëm të ikin nga ky vend për të gjetur një jetë më të mirë. Ne, të jeni të sigurtë, që do kthejmë shpresën se çdo njeri.?Sipas Kosovës, krijimi i mundësive per punësim dhe kushte me te mira jetese është rruga e vetme qe edhe ata shqiptare qe jetojnë jashtë te kthehen ne vend.