http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e menjëhershme e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve të shiut nuk ka kaluar pa probleme, veçanërisht në bujqësi. Zonat më të prekura nga reshjet e së martës janë komuna Klos-Molls, Grekan ne Belsh nga ku qindra fermerë kanë pësuar dëme të mëdha tek të mbjellat e stinës. Sipas banorëve kulturat më të dëmtuara janë domatet dhe drurët frutore.Stuhia e një dite më parë ka goditur rëndë edhe të mbjellat në Fushën e Korçës. Për këtë arsye Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit ne Qarkun e Korçës, në ka ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve te shkaktuara nga breshëri. Përveç dëmeve në bujqësi, breshëri ka dëmtuar edhe disa automjete e panele diellore.