Protestë për “Kumanovën” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ku janë djemtë tanë?Kjo ishte pyetja dhjetëra familjare te te vrarëve dhe te arrestuarve pas operacionit policor ne Kumanove kishin per autoritetet kosovare.Te mbledhur përpara ndërtesës se qeverise ne një proteste, ata bene thirrje qe t?u kthejnë trupat e të afërmeve dhe te sigurohen informacione per fatin e te tjerëve qe gjenden pas hekurave. Familjarëve te ish-luftëtarëve të UÇK-së iu bashkuan Organizatat e dala nga Lufta, qytetare dhe pjesëtarë te Grupit te pavarur studentor. Përveç fotografive të të vrarëve në Kumanovë, ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej ?Poshtë pushteti sllavo-maqedon?. Sipas tyre qeveria ka heshtur ndonëse kane kaluar dy jave nga ngjarjet e Kumanovës. Ata thonë se në te u luftua për drejtësi dhe dinjitet të shqiptarëve. Ndërkaq, kryeministri kosovar Isa Mustafa ne mbledhjen e qeverise u ndal tek ngjarjet ne Maqedoni dhe tek rëndësia e nje rajoni te qëndrueshëm.?Stabiliteti në Maqedoni nënkupton edhe stabilitetin në rajon edhe stabilitetin në Kosovë, për çka ne jemi zotuar se do t?i marrim të gjitha veprimet dhe do të ndihmojmë po ashtu që ky stabilitet të rivihet dhe që Kosova të mos jetë në asnjë rast burim i destabilitetit dhe as që kemi konsideruar se është edhe në këto momente?.Qeveria i ka hedhur poshtë zërat se është informuar per ngjarjet e Kumanovës nga shërbimet sekrete.