Ahmetaj: Shtojmë investimet, rrisim punësimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Ekonomisë ka anuluar të gjitha lejet e dhëna nga qeveria e mëparshme për ngritjen e parqeve industriale në zonat prioritare të Spitallës, Koplikut dhe Vlorës. Gjatë raportimit të ligjit të ri në Komisionin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se qeveria do t?i japë këto zona sërish me koncesion për 99 vjet, duke i shoqëruar lejet me lehtësi fiskale dhe procedurale në mënyrë që të rritë investimet dhe punësimin.?Ju ftoj ta votoni sa më parë këtë ligj në mënyrë që t?i hapet mundësi nisjes së tenderit ndërkombëtar i cili nëse çdo gjë shkon mirë do të zgjedhë fituesin në tetor ose nëntor dhe në 2016-ën të nisë ndërtimi i zonës së parë që është Spitalla 1 prej 500 hektarësh.?Por ish-Ministri i Financave Ridvan Bode i ka kujtuar përfaqësueseve të qeverisë sa e rëndësishme është taksa e tatimit të fitimit. Ai tha se e vetmja gjë që po bën qeveria është ulja e kësaj takse në 7.5% në mënyrë që të thithë investime të huaja. Për opozitën ky lloj procesi do të jetë një dështim për të vetmen arsye se qeveria nuk garanton sigurinë e kontratës. Kompanitë që do të vijnë dhe të ngrenë fabrika industriale në këto zona do të përfitojnë ulje me 50% të tatim- fitimit, përjashtim nga TVSH-ja dhe taksa e infrastrukturës, si dhe do të ngrihet një njësi e veçantë e cila do të merret me nxjerrjen e lejeve dhe akteve që i duhen këtyre firmave për të nisur punën.

Free Traffic Exchange