Rama: “Ohri”, kusht për NATO-n - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e dytë të ministerialit rajonal për ekstremizmin e dhunshëm, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh të qartë Maqedonisë, për ngjarjen e Kumanovës. Rama tha se shteti fqinj, nuk mund të bëhet anëtar më të drejta të plota në NATO, pa garantuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, duke i kujtuar kështu Shkupit zyrtar të drejtën e vetos që Shqipëria gëzon në Aleancën e Atlantikut të Veriut.?Fatkeqësisht në Kumanove fjala terrorizëm dhe shqiptar u bënë bashkë në një përpjekje për t?i dhënë etnisë një prapashtesë terroriste dhe kjo është e papranueshme jo vetëm për ne por dhe për shtetin maqedonas. Ky shtet duhet ta ketë të qartë se shqiptarët mbeten një faktor shtetformues për faktorin maqedonas. Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhe në luftën kundër terrorizmit sesa përfshirja e termit terrorist në trajtimin e ngjarjeve maqedonase. Përzierja e këtyre termave do të jetë e papranueshme për ne njësoj si terrori që përjetuan banorët e pafajshëm të Kumanovës. Të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pajetueshme, duam një Maqedoni që të bëjë pjesë në NATO por jo si grusht ushtarak. Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa garantuar marrëveshjen e Ohrit.?Duke iu referuar terrorizmit, Rama tha se ai është një nga shqetësimet më të mëdha që ka aktualisht Ballkani ndaj dhe për këtë kërkohet bashkëpunim, por edhe aderim në strukturat evropiane.?Eshte i vetmi vend ne rajon, i cili duhet te marre viza per te lëvizur ne nje kohe qe edhe kur ishte ne komunizëm, nuk i duhet te bente nje gje te tille dhe ky eshte paradoksi i madh, i cili mund te ndërpresë aspiratat e nje vendi si Kosova?.Këtu kryeministri përmendi Kosovën. Kreu i qeverisë tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB që të bëjnë shumë më tepër për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Për këtë, nënvizoi kryeministri, nuk mjafton thjesht përpjekja e një shteti, por e të gjithëve së bashku në një luftë, e cila nuk është vetëm rajonale, por edhe globale.

Free Traffic Exchange