http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sulmet ndaj opozitës zënë pjesën të madhe të kohës së prezantimin e kandidatëve nga kryeministri Edi Rama. Nga Rrësheni shefi i ekzekutivit tha se kreu demokrat Lulzim Basha, në gjitha përgjegjësitë që ka pasur në hierarkinë shtetërore para se të bëhej kryebashkiak, mbahet mend vetëm për abuzime.?Ishte Ministër Transporti, për çfarë e mbani mend, 230 mln euro në drejtim të paditur. Dihet ku kanë shkuar po sa pa u kap po e quajmë të paditur. Ishte Ministër i Jashtëm, 300 km katrorë det Shqipëri i firuan me firmën e vet, ikën dhe thonë grekët janë tonat se firmosi ky. Ministër i Brendshëm mos e pyet, e mbylli ma katër të vrarë në kurriz. Por si Kryetar Bashkie bëri një gjë të mirë se nuk bëri asgjë. Siç hyri doli, kastravec siç thotë ajo kënga.?Disa minuta shefi i ekzekutivit i shpenzoi edhe me premtimin se brenda 4 viteve do te zgjidhet edhe problemi i ujit te pijshëm. Pas Rrëshenit, kryeministri Rama ishte pjesë e prezantimit të kandidatëve për këshillin bashkiak të Lezhës, nga ku kërkoi votën për dy partitë kryesore të koalicionit të majtë. Kreu i qeverisë tha se kryebashkiakët kanë nevojë për mbështetjen e këshilltarëve me qëllim miratimin e projekteve të zhvillimit dhe të mos lejojnë politikën bllokuese të opozitës.