http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimin dhe çoi për gjykim 7 persona të cilët dërgonin qytetarë shqiptarë drejt SHBA-së kundrejt shumave të mëdha të parave. Enver Karaj, Fatmir Bakalli, Nertil Previzi, Fatos Fasko, Durim Koxha, Nikoll Kolaj dhe Fatmir Flaga akuzohen per krijim të grupit të strukturuar kriminal. Kundrejt shumave që varionin nga 20 mijë - 25 mijë dollarë, ata kanë dërguar në mënyrë ilegale dhe me dokumente të falsifikuara qytetarët shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kalimet janë bërë nëpërmjet tranzitit nga Maqedonia në Bullgari, ku klandestinët pajiseshin me dokumente bullgare. Me pas, nga aty, ata udhëtonin për në Spanjë dhe më tej në vendet e Amerikës Qendrore, kryesisht në Nikaragua, Hondurras, Guatemalë, Meksikë dhe në fund, në destinacionin final, Shtetet e Bashkuara. Hetimi nisi pas informacionit të mbërritur nga policia e shtetit dhe autoritete amerikane pasi vetëm gjatë vitit 2013 në territorin e Shteteve të Bashkuara kishin hyrë nëpërmjet kufirin me Meksikën, 480 shqiptarë.