Për herë të parë mjekë të shërbimit të Pediatrisë përfshihen në kërkime klinike në nivel europian, financuar nga Komisioni Europian. Në këtë kërkim klinik marrin pjesë 28 qendra nga e gjithë Europa, të cilët këtë radhë janë fokusuar në terapinë e pacientëve të vegjël me probleme të hemoglobinës në gjak.