Maqedoni, dështon tryeza e dytë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon edhe tryeza e dyte e liderëve te katër partive kryesore ne Maqedoni per zgjidhjen e krizës politike. Pjesëmarrësit, krerët e VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH ranë dakord vetëm te ritakohen me 26 maj, pa mundur te arrijnë nje marrëveshje konkrete. Palët nuk kane hequr dore nga qëndrimet e mëparshme. LSDM këmbëngul ne krijimin e një qeverie kalimtare, qe do te organizonte zgjedhjet e reja, por kërkesa per dorëheqjen e kryeministrit nuk është pranuar nga VMRO-DPMNE. Sipas Zaev asnjë përparim nuk u shënua ne negociata, pasi nuk ka patur garanci se ajo çka do te arrihet do te respektohet. BDI propozoi një dokument per tejkalimin e krizës, te mbështetur nga partia e Gruevskit dhe ajo shqiptare PDSH, por qe nuk u pranua nga LSDM. Ne te kërkohej ristrukturim i qeverise dhe krijimi i grupeve te punës per te diskutuar per lirinë e medias, apo gjyqësorin. Zaev paralajmëroi se ditën e marte ne Strasburg do te ketë nje takim me kryeministrin Gruevski me ndërmjetësimin e tre eurodeputeteve. Gjate tryezës ne Klubin e Deputeteve ne Shkup, dy liderët e partive shqiptare Ahmeti e Thaci janë takuar serish.