Rriten kreditë me probleme - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka e Shqipërisë kanë vendosur të ulin shifrën prej 22.8% të kredive të këqija, vlerë e cila e bën Shqipërinë me nivelin më të lartë të këtyre huave në Europë, pas Greqisë. Por pikërisht kjo nisëm ka hapur një debat mes ekspertëve lidhur me mënyrën se si do të shkojë ky proces dhe se si duhet të ristrukturohen kreditë. Elvin Meka thotë se duhet të ndiqet modeli ?Podgorica?, i cili bën jo vetëm fshirjen fizike të kredive që nuk kanë shpresa më të kthehen, por përmes ndërmjetësimit me biznesin i jepet atyre një shans i dytë që të mos falimentojnë dhe po ashtu të bëhet i aftë sërish që të paguajnë këstet. Por për ish-anëtarin e bordit të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadareja, mënyra më e mirë e zgjidhjes së këtyre huave është fshirja nga bilanci i bankave të kredive të humbura pa i ngarkuar ato me taksa. Pjesa më e madhe e kredive me probleme, afro 600 milionë euro janë kredi të cilat janë marrë nga 35 biznese, kjo bën që bankat të shtrëngojnë më shumë kushtet për dhënien e një huaje ndaj korporatave. Por kjo për ekspertët shihet si një mbyllje e financimeve e cila i kushton mjaft ekonomisë. Vetë shoqata e bankave pranon se kredia e re për biznesin është në rënie, ndërsa për individin ajo njohu një rritje të lehtë në tre muajt e parë të këtij viti. Pengesa kryesore për financimin e sipërmarrjes është pikërisht performanca e ulët që kanë treguar korporatat në pagesën e kësteve të dhëna deri tani.

Free Traffic Exchange