http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata janë të rinj, por të talentuar. Vlerësuar në disa vende të Europës, Iris Hasani, Fatos Barbulla dhe Ilir Kodhima vijnë bashkë për të ofruar në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, një mbrëmje ndryshe. Muzika e dhomës nën tingujt e pianos, violinës dhe kornos do të sjellë mbrëmjen e së hënës muzikë nga Johannes Brams dhe Eric Eëazen. E nëse kompozitori Bramms është i njohur për të apasionuarit pas operës, Eëazen vjen për herë të parë i luajtur në këtë trio. Brams i ka shkruar këto pjesë vite më parë, ndërsa Eëazen është tërësisht një kompozim i ri. Ajo që i sjell bashkë në koncertin e këtyre të rinjve është klasikja dhe alternimi i këndshëm i tingujve të këtyre dy materialeve. Ky program është luajtur edhe në qytetin e Korçës nga tre artistët dhe mendohet që rrugëtimin të mos e ndalë këtu.