“Zgjedhjet test për politikën, vijoni reformat” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian i konsideron zgjedhjet lokale si një test për maturimin politik të klasës shqiptare. Deklarata është bërë nga zyrtarët e lartë të unionit, pas takimit të 7 të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Duke folur për kandidatët me të shkuar kriminale, komisioneri për zgjerim Johanes Han, tha se kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejte e subjekteve politike.Johanes Han:Të gjitha partitë dhe aktorët politik kanë një rol të rëndësishëm sidomos sa i takon përcaktimit të kandidatëve dhe të shkuarës së tyre. Ne po i vëzhgojmë këto zgjedhje dhe shpresojmë që të përmbushen të gjitha pritshmëritë tona.Edgar Rinkevics:Sigurisht, ne i konsiderojmë zgjedhjet lokale nje test për maturitetin politik. Ndonjëherë partitë politike përdorin nje retorike te ashpër dhe duhet te ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të vijuar rrugën në procesin e integrimit. Ne po i monitorojmë nga afër këto zgjedhje.Zyrtaret ne Bruksel, u ndalen dhe në përmbushjen e reformave, veçanërisht sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.Edgar Rinkevics:Partitë politike të të gjitha krahëve duhet të punojnë së bashku per te plotësuar reformat, veçanërisht 5 prioritetet kyçe. Vëmë theksin te reforma në sistemin e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu, ftuam Shqipërinë që të vijojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon. Ndërkohë ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, duke folur për tensionet e fundit Tirane - Athinë në lidhje me kërkimet për naftë nga pala greke në detin Jon, tha se marrëdhëniet mes dy vendet po qëndrojnë ne kontakt per te zgjidhur çështjet e mbetura pezull.Ditmir Bushati:Me lejoni te jem shume i qarte sa i takon Greqisë. Eshte nje nga partneret tanë strategjik në rajon, kemi marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Ajo që ne kemi kërkuar në rrugë zyrtare ka të bëjmë me zonat e kërkimit për naftë në det, në një zonë në të cilën aplikohen ligjet ndërkombëtare. Nuk kam informacione per anulimin e vizitës së ministrit të jashtëm greke. Kam qenë në kontakt me të. Të dyja qeveritë janë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin në mënyrë që të zgjidhin çështjet pezull.Ne takimin e Këshillit te Stabilizim Asocimit, delegacioni shqiptar është kryesuar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe kryetarja e Komisionit te Integrimit demokratja Majlinda Bregu.