“Disa kandidatë të inkriminuar” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedurat e hetimit për të zbardhur të kaluarën e kandidatëve për kryetar bashkie, në zgjedhjet e 21 qershorit. Proces, i cili duket se ka filluar pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, sipas të cilit përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara, ka evidentuar disa kandidatë me të kaluar kriminale. Por deri më tani, organi i akuzës nuk ka gjetur asnjë kandidat e kaluara e të cilit të lidhet me vepra penale. Deklaratat, kryeprokurori Llalla i bëri pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me KQZ-në për hetim të veprave që cilësohet si krime elektorale. Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve është e para e këtij lloji që lidhet mes dy institucioneve.