Revokohen 23 licenca për naftën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni kundër abuzimeve me hidrokarburet ka dhënë rezultate edhe në tregun e shumicës. Pas verifikimeve te bëra nga specialistët në terren, ministri Gjiknuri ka firmosur per revokimin e licencës së 23 subjekteve te tregtimit me shumicë te lendeve hidrokarbure. Kjo është faza e parë e kontrollit, e cila u përqendrua në shkeljet e ligjit dhe të kushteve teknike nga këto subjekte. Raporti i specialistëve bën fjalë për kompani të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kritereve teknike. Shkresa e revokimit te licencave i është dërguar Qendrës Kombëtare të Licencimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ministria e Industrisë sqaron se pas ndryshimeve ligjore të vitit te kaluar është bërë e mundur edhe ndërhyrja tek impiantet e përpunimit të hidrokarbureve. Ligji i ri nuk lejon asnjë impiant te përpunoje naftë bruto pasi ketë mund ta bëjnë vetëm rafineritë. Ministria është duke hartuar ndryshime te reja ligjore te cilat sipas saj, synojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore për rastet e abuzimeve me standardin e cilësisë së lëndëve hidrokarbure.