Artistët e rrugës në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpeshherë shihen si individë që nuk ia kanë dalë të ngjiten në skenat klasike të artit. Shumë prej nesh mendojnë se ata nuk kanë studio ku brenda katër mureve të mund të krijojnë një vepër arti, por jo. Ata nuk e ndiejnë veten të vobektë e të varfër në atë që bëjnë. Flladi i një cepi me hije në rrugë duket se ushqen pasionin për të shpërndarë grimca arti. Aida Hani është një e re e talentuar. E shkolluar në Turqi, ajo ka shëtitur nëpër Europë, por ka zgjedhur të luajë violinë në Tiranë, pranë Pedonales. Fiton pak para, por më shumë i shijojnë duartrokitjet. Jo pak të vështirë e ka edhe Artur Bushi, një tjetër artist rruge. E sidomos në ditët me shi, ku i duhet që artin ta mbyllë mes katër mureve të studios së tij. Ka vite që del në rrugë, poshtë një peme për të nxjerrë nga valixhja e tij e vjetër bojërat dhe tablotë prej druri ku merr jetë arti i tij. E sado e vështirë ka qenë përballja me një popull që nuk e njihte artin në rrugë, Arturi nuk është dorëzuar asnjëherë. Dhe përtej të gjitha vështirësive artistë të tillë, që nuk vishen nga kostumografë për shfaqjen, duket se nuk do të shkëputen kurrë nga rruga. Sepse ata e gjejnë lirinë që kërkon arti, NË RRUGË.

Free Traffic Exchange