http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Halim Kosova ka premtuar se nuk do të jetë pjesë e lojërave politike, në kurriz të qytetarëve. Në takimin me banorë të Njësisë 3, kandidati i opozitës për Tiranën, tha se konflikti politik ka dëmtuar interesat e qytetarëve.?Çdo konflikt politik në këtë vend është kthyer në një problem më vete për jetën e përditshme të qytetarit . Nuk mund të ketë asnjë lloj agresiviteti ndaj meje që të më bëjë të kthej rrugën e vendosur që çdo minutë ta shfrytëzoj për të gjetur një zgjidhje për ju. Jam këtu për të dhënë zgjidhjen e duhur dhe të marr vendimin e duhur në kushte shumë të vështira, por me qetësinë, maturinë dhe eksperiencën që unë kam.?Sulmet në adresë të tij, thotë se nuk e dëmtojnë, përkundrazi e motivojnë më shumë në garën e 21 qershorit.?Mundohen të më pengojnë por unë shoh që sa më shumë sinjale që unë marr dhe informacione negative, më bindin që rruga që kam ndërmarrë është rruga e duhur. Sa më shumë ti shoh të trullosur sa më shumë ti shoh të egërsuar, aq më shumë bindem se bashkë me ju do shkojmë në rrugën e mbarë për Tiranën, për familjet tona për lagjet tona.?Për të treguar se do të punojë për qytetarët, nëse do të zgjidhet kryebashkiak, Kosova tha se nuk do të pajtohet me abuzimin.?E vetmja mënyrë imja pune ka qenë mos të pajtohem në asnjë moment me abuzimin dhe korrupsionin. Arsyeja se pse situata sot është e papranueshme ka të bëjë me faktin se qeveria është larguar nga hallet dhe problemet e qytetarëve.?Banorëve të Njësisë 3, Halim Kosova u tha se mungesa e një vendimi për tu dhënë qytetarëve banesat sociale, është e papranueshme dhe për faktin që mund të përdoret në fushatë elektorale dhe kthehet në votë për Partinë Demokratike.