http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthimi i taksës së sheshtë, premtim i opozitës, sipas kryeministri Edi Rama, nuk do të ndodhë. Nga Maliqi, kreu i qeverisë tha se qëllimi është përsëritja e politikave të mbrapshta të qeverisë së kaluar. Në prezantimin e kandidatit për Bashkinë Maliq, Gëzim Topçiu, shefi i ekzekutivit bëri me dije se së shpejti do të mbyllet reforma në blegtori. Faktin qe Topçiu drejton Maliqin prej 4 mandatesh, deputetja Olta Xhaçka e sheh si shenje sigurie për votuesit. Kandidati i koalicionit të majtë, premtoi se sektori i bujqësisë në Maliq do të zhvillohet edhe falë një projekti prej 18 milionë eurove të Bankës Botërore.