Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vazhdën e bashkëbisedimeve të tij me grupe interesi të ndryshme përpara nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, është ndalur edhe me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, ku ka qenë i shoqëruar edhe nga kandidatja e opozitës për kryebashkiake, Voltana Ademi.