http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëgjesa e radhës e Halim Kosovës ishte me shtresat në nevojë. Kandidati i opozitës për Tiranën tha se gjendja e tyre është e renduar dhe premtoi ndërhyrje emergjente.?Jam i gatshëm ta vazhdoj bisedën, por jo në këto kushte, të cilat ju kanë venë organizatorët nën rrezet e diellit. Nuk do të lejoj asnjë grup interesi, asnjë individ të rrijë jasht programit tim, pavarësisht se është apo jo me aftësi të kufizuar, është në qendër apo në periferi të tiranë. Të gjithë do të jenë të përfshirë në programin tim. Së bashku do kontrollojmë se si do shkojë menaxhimi i këtij program. Në çdo institucioni që punon me humanizëm, serioziteti dhe drejtësi mund të ecet përpara, ndaj dhe unë do marr mendimin e të gjithëve ju dhe së bashku do ta punojmë për ta bërë Tiranën ashtu siç ne e duam. Sa më shumë vërejtje dhe problem që ju më thoni, që nuk janë bërë në vite, unë ndjej keqardhje dhe vihem përpara përgjegjësisë se sa shumë punë kam për të bërë. Në punën time si mjek unë kam hasur se nëse je korrekt, me kompaninë, me cilësinë, me standardin gjithçka shkon mirë. Nëse korrupsionit i mbyllen të gjitha dyert midis punonjësve të bashkës dhe biznesit dhe ambientet ju lihen ju për shfrytëzim, ju do të keni një jetesë tjetër, më të mire.Doktor Kosova shtoi se bashkia e drejtuar prej tij do të jetë gjithmonë e vëmendshme për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve. ?Dera e bashkisë do të jetë e hapur. Puna e parë që më shkon mendja është: po si do futen në bashki? Se unë nuk kam parë për momentin ndonjë rrugë të përshtatshme. Shumë shpejt do të kemi zgjidhje origjinale?.Puna si mjek - tha më tej Kosova, e bën ti kuptojë të gjitha hallet dhe shqetësimet e personave ne nevojë.