Rritet sërish çmimi i naftës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë mjaftuar disa ditë pas shpalljes së aksionit nga ana e qeverisë për të luftuar Evazionin dhe cilësinë e dobët të karburanteve, që tregtarët të rritin sërish çmimin. Nëse shohim çmimin mesatar në tregun ndërkombëtar ai koutohet me afro 60 dollarë për fuçi, po aq sa ka qenë edhe para dy javësh, por ky nuk është një argument që pikat e shitjes së naftës të ne të mos e rritin atë me 2 deri në 3 lekë për litër. Në total që prej muajit shkurt çmimi i naftës është rritur me 23 lek. Autoriteti i vetëm, i cili duhet të kapë njehsimin në një kohë të këtyre çmimeve është a i konkurrencës, por përgjigjja e vetme që jepet nga ky institucion është se situata vijon të jetë nën monitorim. Nga ana e saj qeveria po merr masa për ashpërsimin e masave ndaj atyre që abuzojnë me cilësinë dhe që bëjnë evazion. Dritan Spahiu, Drejtor i Sektorit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë thotë se nëse kapet karburant me cilësi të dobët malli do të sekuestrohet ndërsa për ata të cilët shmangin markimin e lëndës që shesin do të ketë ndjekje penale. Qeveria për herë të parë do të ketë akses edhe në kryerjen e kontrolleve gjatë kohës që nafta është në poçes transporti. Nëse më shqetësues për tregun e naftës në Shqipëri është çmimi, cilësia apo shmangja që bëjnë tregtarët për të paguar taksat kjo nuk mund të thuhet përfundimisht, por deri më sot askush nuk është dënuar për pasojat që jep cilësia e dobët në jetën dhe xhepin e qytetarëve.