Analistët për fushatën elektorale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përballja e pare mes Edi Rames si kryeministër dhe Lulzim Bashes si lideri opozitës, nuk mund te ishte tjetër veçse nje përballje politike edhe pse ne 21 qershor shqiptaret do te zgjedhin krerët e 61 bashkive. Per analistin Artur Zheji akuzat ndaj qeverise janë strategjia e pritshme e opozitës, ndërkohe qe Edi Rama po tregon se nuk e nënvlerëson kundërshtarin. Ndërkohë qe sipas Prec Zogajt 21 qershori për opozitën është referendum per çështje te rëndësishme përballe nje kryeministri qe nuk e fsheh ne artikulimin e tij se këto nuk mund te jene thjesht zgjedhje lokale. Por beteja me e forte e opozitës dhe maxhorances ne zgjedhjet lokale do te zhvillohet ne Tirane, ku te dy kampet kane përqendruar te gjitha energjitë ne krah te Erjon Veliajt e Halim Kosovës.Edhe pse Halim Kosova starton nga nje diference e pafavorshme votash, nëse i referohemi rezultateve te zgjedhjeve te 2013, per Zhejin dhe Zogajn gara mbetet e hapur dhe fillimi tregon se do te jete nje beteje interesante.