Basha: Rama, investime luksi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per liderin e opozitës Lulzim Basha, projekti i lungo mares ne Vlorë është nje investim luksi e korrupsioni. Gjate nje takimi me te rinjtë e këtij qyteti kryetari i PD ka sulmuar investimet e fundit te qeverise duke vene shenjen e barazimit mes palmave ne autostradën Tirane-Durrës, Kullës ne Korçe dhe lungo-mares. Sipas Bashes vlonjatet duhet te votojnë ne 21 qershor te djathten dhe ofertën e saj. Deputeti socialist Koço Kokedhima është akuzuar serish nga lideri i opozitës duke e cilësuar ate si mishërim te kësaj qeverie. Edhe kandidati i PD per Bashkinë e Vlorës Genc Deromenaj ka dale kundër projektit te lungo mares te cilin e ka cilësuar Lungo balta e qe sipas tij shkatërron turizmin.

Free Traffic Exchange