http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa u mbyllur ende çështja e pare, deputeti Tom Doshi do te ketë te beje serish me drejtësinë, kësaj here pas padisë se kryer nga ana e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, e cila ka zbuluar 23 milionë euro pasuri te pajustifikuara nga ana e tij. Por krahas kësaj padie, kreu i këtij Inspektoriati Shkelqim Gani, ka akuzuar edhe dy paraardhësit e tij, Adriatik Llallen dhe Zana Xhuken, te cilët sipas tij, megjithëse gjate kontrolleve te ushtruara ne periudhën 2005-2013, kane gjetur shkelje ne pasuritë e deputetit dhe nuk i kane denoncuar ato po i kane fshehur. ?Tom Doshi është kontrolluar nga 2005 deri 2013 disa here, por, edhe pse ne kontrollet e kaluara Inspektoret e çështjes kane evidentuar shkelje te ligjeve dhe konflikte interesi dhe kane propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-se i kane mbajtur ato te fshehura, duke mos i dërguar dosjet ne organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet ne ligjet baze te ILDKPKI.?Sipas inspektoratit nga shuma 23 milion euro e deputetit, 14 milionë euro rezultojnë te fshehura, ndërsa me 9 milionë euro janë kryer transferta te dyshimta e pa burime te ligjshme financiare. Doshi, aktualisht është nen hetim ne gjendje te lire nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi akuzohet per kallëzim te rreme, ne lidhje me nje atentat te supozuar se do t?i kryhej atij dhe deputetit Mehill Fufi. Per këtë atentat te inskenuar Doshi u arrestua se bashku me Durim Bamin e deputetin Mark Frroku, ndërsa pak dite pas arrestit, ishte Gjykata e Larte, e cila i ndryshoi masën, duke e lene fillimisht arrest shtëpie e me pas detyrim paraqitje.