Ekonomi: Rritet evazioni, bien të ardhurat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tatimet dhe doganat vijojnë të mos mbledhin siç duhet të ardhurat në buxhetin e shtetit edhe pse importet për Shqipërinë vijojnë të jenë në rritje. Taksa kryesore, e cila tregon konsumin, tatimi mbi vlerën e shtuar ka rënë me 36 milion dollarë gjatë periudhës janar - prill të këtij viti, ndërsa importet dhe eksportet, të cilat sjellin këtë lloj takse në buxhet janë vazhdimisht në rritje. Nëse shikohet më tej struktura e mbledhjes së këtyre të ardhurave vihet re se dy produktet kryesore që kanë sjellë këtë mosrealizim janë nafta dhe energjia. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka ulur sasinë e importit nga jashtë duke qenë se e merr nga korporata elektroenergjitike, ndërsa importi i naftës është ulur dhe ka nisur që në treg të shitet nafta vendase. Rënia e importit të karburanteve dhe evazioni që këta tregtarë bëjnë shihet edhe te rënia e taksave kombëtare, të cilat edhe pse u rritën me 10 lek për litër në fillim të vitit, kanë sjellë në arkën e shtetit 8 milion dollarë më pak se një vit më parë. Zëri i vetëm, i cili ka sjellë diçka në buxhet është ai i të ardhurve jo tatimore, i cili vijon të jetë me rritje për të katërtin muaj rresht. Të ardhurat nga gjobat dhe tarifat kanë arritur të shtohen me plot 40 milion dollarë. Vetë fondi monetar ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për situatën e buxhetit në Shqipëri. Në deklaratën e bërë për mediat, bordi i FMN-së shprehet se ka miratuar këstin e radhës së kredisë për financat e shtetit me vlerë 36 milion euro, por qeveria duhet të bëjë kujdes me ruajtjen e nivelit të deficitit kryesisht nga presionet që kanë ardhur në tregun e naftës dhe të shohë më tej reduktimin e borxhit publik.

Free Traffic Exchange