Ahmetaj për aksionin e karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm në 12 ditë 40 pika karburantesh janë kapur me shkelje çka ka çuar edhe në arrestimin e 6 pronarëve, të cilët operojnë në tregun hidrokarbur. Në një konferencë për shtyp, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se nga 122 kontrolle të kryera, në 30% të rasteve janë hasur abuzime, si me fshehjen e të ardhurave, ashtu dhe me mashtrimin që i bëhet konsumatorit me cilësinë dhe sasinë që i shitet.Strukturat e krimit ekonomik dhe financiar, nga 122 kontrolle të ushtruara kanë konstatuar 40 raste me shkelje të cilat janë denoncuar për ndjekje penale dhe kanë filluar hetim penal. Pra, 40 subjektet janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash; nga këto 5 janë denoncuar edhe për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave të kontrabandës, ndërsa 2 edhe për mashtrim me cilësinë; 6 pronarë, dhe/ose administrator janë arrestuar në flagrancë; 2 janë shpallur në kërkim; 26 janë në ndjekje të lirë; 6 pika tregtimi zot rezultojnë të bllokuara nga krimi ekonomik.Një tjetër e dhënë, e cila tregon abuzimin e madh në tregun e karburanteve është edhe shtimi i numrit të kuponëve tatimorë nga këto biznese në kohën që ka ndodhur aksioni. Vetëm për dy javë, tregtarët e karburanteve kanë prerë 100 mijë kuponë më shumë.Sigurisht që aksioni drejtpërsëdrejti do të ketë reflektim në buxhetin e shtetit. Ndaj me ju një statistikë akoma operative. Që nga fillimi i aksionit, në ditët e para të tij, numri i kuponëve tatimorë nga pikat e shitjes me pakicë të karburantit është rritur me mbi për 10 qind, pra me 100 mijë kuponë plus.Ministri Ahmetaj tha se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që vjedh buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve.Ne jemi të vendosur për zero tolerancë ndaj shkeljes dhe abuzimit në sektor. Qytetari shqiptar do të marrë karburant në cilësinë dhe sasinë për të cilën paguan. Buxheti i shtetit me siguri në të ardhmen do të përfitojë të ardhura që duhet të përfitojë nga sektori.Kontrolli, i cili ka zbuluar këto shkelje është shtrirë në këtë kohë vetëm në pikat e pakicës. Ministria njofton se tashmë do të fillojë monitorimi edhe i grosistëve që shesin dhe importojnë naftë, por në shumë raste u shmangen taksave çka i ka krijuar buxhetit të shtetit një evazion, i cili llogaritet të shkojë në 140 milion dollarë në vit.