Intervista e Ali Ahmetit për Kumanovën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i BDI-se, Ali Ahmeti rrëfehet per here te pare ne nje interviste televizive, qe pas aksionit ne Kumanove, ku policia maqedonase u përplas me nje grup te pretenduar si terrorist. Ai Tregoi se ate c?ka po ndodhte ne Lagjen e Trimave, e mësoi përmes nje telefonate qe mbërriti nga njeri prej pjesëtareve te grupit te armatosur.? Në komunikime e sipër, në ora 10:20 më vjen një sms dhe më thotë që jam në vendin e ngjarjes. E hapi telefonin dhe mu drejtu: kryetar jam në vend të ngjarjes dhe ndihmina, unë mendova që është dikush jashtë përleshjes. Ai më tha: Të lutëm ndihmona. Mua mu dridhë trupi. O të lutem ndihmona se unë jam brenda në luftime. Edhe tash po më dridhet trupi. Tërë trupi mu është dridhur. Ku je? Këtu në luftime. Çfarë të ju ndihmoj? Ai më pastaj më tha: Kemi gabu, o Ali Ahmeti çu në këmbë dhe hapna rrugën. As nuk e pyeta as nuk u prezantua kush është. Po fliste qetë . Pas një ore përsëri i ra telefoni. I thirra të gjithë njerëzit që i kam që të vijnë në seli dhe të paraqesim një opsion. Unë i thash që nuk mund ti përgjigjem kërkesës suaj që të hapë korridor se mund të ju vret dikush se ju vret në besë time?,Kontaktet vijuan me OSBE, ambasadat e rëndësishme dhe me pas me kryeministrin Gruevski.?Propozova te gjejmë mundësi dialogu, fola me ambasadoret, grupi propozoi qe te dorëzohej. Nuk ua propozova une. Me thirri Gruevski pas 2 oresh nuk besonte se do te dorëzoheshin?.Me pas mbërriti nje tjetër telefonate.?Me mori Muhamet Krasniqi me tha u dogjëm te gjalle 4 vete janë vrare. OSBE s?pranonte te hynte ne afërsi te vendin te ngjarjes?.Ahmeti pranoi se i njihte pjesëtaret e grupit qe prej vitit 2001, por nuk kishte dijeni se cilat ishin motivet politike, qëllimi apo ideali i tyre?Nuk e mohon askush se kanë qenë shokët tanë dhe askush nuk e mohon veprimtarinë e tyre. Nuk mund ta kuptoj se si mundën këta njerëz ta bëjnë këtë. Si mund që këta njerëz të hyjnë dhe të rrezikojnë një lagje të tillë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre, cili ishte ideali?.Per Sulejman Osmanin, personin qe arriti te arratisej pas dorëzimit ne duart e policisë maqedonase tha se nuk e njihte dhe se largimi i tij për te mbetet enigme. Gjate intervistës, Ahmeti e beri te qarte se ndarja e Maqedonisë nuk eshte ne interesin e shqiptareve qe jetojnë ne kete vend, te cilët kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit.