Basha: Rrisim paga e pensione! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita iu premton shqiptareve rritje pagash e pensionesh, nëse votojnë per Partine Demokratike ne 21 qershor. Gjate takimeve ne Durrës me banoret e zonës se kënetës, katundit te ri dhe Sukthit, kreu i PD Lulzim Basha ka folur për alternativen e se djathtës dhe vizionin e saj për drejtimin e venditLulzim Basha:Duke votuar për PD, ju do të votoni alternativën tonë të heqjes nga frigoriferi i ngrirjes të pensioneve e rrogave, rritjes së rrogave e pensioneve dhe rikthimin në listën e asistencës ekonomike të gjithë familjeve që janë hequr në mënyrë të padrejtë nga kjo listë, duke i privuar nga buka e gojës.Nje tjetër premtim i liderit te opozitës është edhe falja e kamatë-vonesave si dhe ulja me 25% e çmimit të energjisë?Punësimi juaj nuk është prioritet i qeverisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës, punësimi është prioriteti im dhe i PD. Platforma e demokratëve është së pari ulja e taksave për t?u mundësuar bizneseve të hapin më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira. Së dyti, falja e kamatë-vonesave anembanë vendit dhe ulja me 25% e çmimit të energjisë elektrike.?Përballë alternatives se PD sipas Bashes qëndron koalicioni qeverisës qe ne 2 vjet nuk kane mbajtur asnjë premtim dhe kane rrezuar çdo propozim te Partisë Demokratike per ulje taksash?Opozita paraqiti amendamentet për uljen e taksave për biznesin që punëson të rinj, e votuan kundër, siç votuan kundër amendamentin tonë para tre muajsh për uljen e çmimit të energjisë, siç votuan kundër amendamentin tonë për uljen e çmimit të naftës. Ky nuk është drejtimi i duhur për Shqipërinë, ky nuk është drejtimi i duhur për njerëzit, ky është drejtimi i duhur vetëm për një grusht njerëzish që kanë vendosur të pasurohen në kurrizin e shqiptarëve, në kurrizin e më të varfërve, në kurrizin e taksapaguesve, në kurrizin tuaj.?Sipas kreut te PD Basha vetëm alternativa e se djathtës u siguron qytetareve mirëqenie, punë dhe dinjitet