OSHEE: Plan për mbledhjen e detyrimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e Shpërndarjes se Energjisë numëron rreth 200 mije abonentë, te cilët konsiderohen si abonentë te këqij, pasi jo vetëm qe kane detyrime te papaguara, por edhe aktualisht nuk janë pagues te rregullt. Pjese e kësaj shifre janë edhe familjet ne nevoje. Per drejtuesit e kompanisë pjesa me e madhe e tyre janë te përqendruar ne veri te vendit. Shumë nga abonentët jo korrekt ndaj kompanisë janë familjaret, por nuk janë te pakte edhe bizneset. Ndaj OSHEE prej kohesh ka nisur operacionin për mbledhjen e detyrimeve per te arritur planin e vendosur si ne arkëtime edhe ne uljen e humbjeve. Ne total OSHEE numëron 1 mln e 200 mije abonentë. Vetëm pas operacionit qe kompani nisi ndaj informaliteti ne kete fushe, OSHEE arrit te dale me fitim.

Free Traffic Exchange