“Një rekuiem gjerman” në TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qenë një nga shfaqjet më të duartrokitura ndër vite në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndaj edhe u mendua që kjo vepër të rivihet në skenë. Rekiuemi gjerman është cilësuar në teatrot mbarë botëror si liturgji për nga teksti i veprës që është marrë nga bibla. Johanes Brams që e ka kompozuar këtë vepër më 1865-ën e ka shkruar në gjermanisht, çka e bën të veçantë nga veprat e tjera liturgjike që vijnë në gjuhën latine. ?Rekuiemi Gjerman?, një vepër që shkon rreth 80 minuta koncert, do të vijë i plotësuar me të gjithë aktorët e veprës. Armando Likaj dhe Ulpiana Aliaj janë zërat kryesorë në këtë shfaqje. Shumë i rëndësishëm është edhe roli i korit të Teatrit të Operas që do të vijë nën drejtimin e Dritan Lumshit. Dirigjenti Pablo Carboni është emri tjetër i rëndësishëm që mbërrin në Tiranë për këtë vepër. Ai do të drejtojë orkestrën e Teatrit të Operës. Koncerti nis rrugëtimin e tij mbrëmjen e së enjtes në skenën e TKOB.

Free Traffic Exchange