Blushi: Shqipëria nuk është një koloni turke - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pasi vizitës se presidentit te Turqisë Erdogan ne Tiranë, vetëm nje deputet ka dale publikisht kundër kërkesave te partnerit strategjik te qeverise shqiptare. Socialisti Ben Blushi e ka cilësuar te papranueshme deklaratën e Erdogan, se shteti shqiptar duhet te asgjësoje çdo dege te organizatës se drejtuar nga rivali i tij Fet?hullah Gylen, një organizate e cilësuar si terroriste nga presidenti turkBen Blushi:Mu duk dje sikur ne këmbim te kësaj dhurate ai kërkoi një shpërblim, ai kërkoi mbylljen e një organizate terroriste, por unë nuk kam pare një organizate terroriste qe nuk vret, kjo na vendos ne pozite vasaliteti qe nuk e pranoj, ne njohim për terroriste vetëm ata te shpallur nga ndërkombëtaret, por jo nga Erdogani dhe ne duhet ta refuzojmë.Blushi ka theksuar se Shqipëria nuk ka asnjë arsye te përfshihet ne debate te brendshme te asnjë shteti.Kjo nuk duhet pranuar se ne nuk jemi pale ne konfliktin me Turqinë, ajo qe me intereson është liria jone për te vendosur, se presidenti i Turqisë kërkoi dje mbylljen e shkollave, si e tha si baba apo mik, nqs ne si komb do kishim një baba do ishte Skënderbeu apo Ismail Qemali. Une e kuptoj pozicionin po ne nuk jemi koloni turke, nuk jemi koloni e askujt, prandaj është dita për ta refuzuar kolektivisht këtë kërkese e nuk do jemi pishman.Deputeti socialist është ndalur edhe tek situata ne Maqedoni, duke e cilësuar këtë shtet si demokraci autokratike e duke mos kursyer ne akuzat e tij edhe partitë politike shqiptare.Kumanova tregoi se shqiptaret po përjetojnë krize përfaqësimi, ata nuk besojnë tek partitë e tyre, ne nuk mund te themi se ke te zgjedhin, por ajo qe ne mund te bëjmë si shtet është te mbështesim ata qe nuk mbështesin aktet ne Maqedoni, shqiptaret kane shume demokrate.Sipas Blushit, Tiranës zyrtare i lind detyrimi qe ne kete situate te mbështesë ata politikane qe mbrojnë demokracinë ne Maqedoni.

Free Traffic Exchange