http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka vendosur te shkele parimin se nuk do te miratoje asnjë ambasador, nëse nuk konsultohet me pare nga qeveria, duke dekretuar pas 3 muaj bllokimi ambasadorin tone ne Maqedoni, Fatos Reken. Veçanërisht pas ngjarjeve ne Kumanove, te gjithë aktoret ne Shqipëri i kane bere apel kreut te shtetit te emëroje përfaqësuesin diplomatik ne Shkup, i cili ishte bllokuar se bashku me kandidaturën e Visar Zhitit nga presidenti Nishani. Por kjo lëvizje e re e kreut te shtetit ka shkaktuar nje situate te paprecedent dhe ne kufijtë e qesharakes. 2 dite me pare Ministria e Jashtme ka njoftuar Shkupin se do te çonte ne Maqedoni drejtorin aktual ne ministri per rajonin Bashkim Ramen, ne cilësinë e te ngarkuarit me pune, si nje zgjidhje emergjente ne mungese te konsensusit me presidentin Nishani. Ishte parashikuar qe ditën e premte Bashkim Rama te nisej drejt Shkupit, e te niste punën si përfaqësues i qeverise shqiptare.Dekretimi i Fatos Rekes ka vendosur ne pozite te vështire Ministrinë e Jashtme per fatin e përfaqësimit diplomatik ne Maqedoni me dy zyrtare te emëruar Bashkim Ramen dhe Fatos Reken. Vendi i ambasadorit tone ne Shkup ishte vakant qe prej nëntorit te vitit te kaluar, kur u nda nga jeta ambasadori Petrit Bushati, e Tiranës zyrtare iu deshën 6 muaj qe te plotësonte vakanten ne nje prej shteteve me te rendesishem per ne.