http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e ndriçimit dhe rrugët e shkatërruara prej vitesh janë dy nga shqetësimet më të mëdha për banorët e Laprakës, të cilat i?a parashtruan kandidatit të së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.?Ndriçimi është zero në të gjithë Laprakën. Gratë lëvizin në errësirë?, tha një banore, e shqetësuar për mungesën e ndriçimit në atë zonë. Po të ishin fondet do të ishte bërë edhe rruga, edhe ndriçimi. Por, kemi dy mundësi: o të qajmë hallin e këtyre që po ikin, ose të fitojmë bindshëm dhe t?i bëjmë punët vetë, siç i kemi bërë edhe në qeveri?, u përgjigj Veliaj, i cili u kthye për herë të dytë në njësinë nr.11?Gjatë një ecje me banorë të njësisë nr. 11 në kryeqytet, Veliaj kërkoi nga qytetaret mbështetjen më 21 qershor, për t?i sjellë Tiranës një fytyrë të re dhe për ta çuar atë në drejtimin e duhur.