Elbasan, Basha takim me të rinjtë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur te flasë per problemet e emigracionit, arsimit dhe papunësisë gjate nje takimi me te rinjtë ne Elbasan; si shqetësimet kryesore te brezit te ri. Sipas kryetarit te PD Basha, ne 21 qershor veçanërisht te rinjtë duhet t?i tregojnë koalicionit qeverisës se vendi nuk po ecën ne rrugën e duhurLulzim Basha:A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill, numri më i lartë i azilkërkuesve i Bashkimit Europian të mos jenë më sirianët, por të jenë shqiptarët? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën, pothuajse 40%? Në qoftëse ky nuk është drejtimi i duhur atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes të së keqes.Basha u ka shpjeguar te rinjve te Elbasanit ofertën e opozitës duke sulmuar politiken e taksave te larta qe sipas tij po aplikon qeveria?Duhet të ketë një rend prioritetesh, në qoftë se papunësia është problem më i madh, në qoftë se varfëria është problem më i madh, në qoftë se uji është problem më i madh, aty investohet në fillim. E pastaj në projekte luksi. E pastaj në projekte zbukurimesh se njerëzit nuk hanë palma as nuk punësohen majë palmës. Sistemi që po falimenton Shqipërinë është sistemi i taksave të larta, i çmimeve të larta, ku shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak dhe jetojnë më keq. Ne do t?i japim fund këtij sistemi. Shqiptarët do të paguajnë taksa të ulëta, do të fitojnë më shumë, do të kenë më shumë mundësi për punësim dhe do të jetojnë më mirë?Ndërkohë kandidati demokrat per Bashkinë e Elbasanit Ardian Turku premtoi reduktim te informalitetit dhe ulje te taksave ne nivelin 30%.

Free Traffic Exchange