http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka marre udhe këtë te mërkurë investimi me i shumëpritur për komunitetin mysliman, Xhamia e Namazgjase. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, se bashku me kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani, kane vene gurin e themelit per ndërtimin e këtij objekti kulti. Investimi, i cili kap shifrën e 30 milion eurove, do tu vije ne ndihme mijëra besimtareve myslimane dhe pritet te përfundojë brenda tre viteve. Ky investim, financohet nga komuniteti mysliman i Turqisë, ndaj presidenti Erdogan, e vlerësoi atë si një simbol te veçante te marrëdhënieve mes dy vendeve.?Kjo xhami, ku do te falen 5 mije persona, do te jete një simbol i veçante i marrëdhënieve tona. Këtë xhami e shikoj si tregues te unitetit. Ajo ndodhet pranë kishës dhe kjo është nje shembull i urtësisë se popullit shqiptar. I lutem zotit qe ne këtë ceremoni qe organizohet sot per Xhamin e Namazgjase, te sjelle përfundimin e saj sa me shpejte?.Por gjate kësaj ceremonie, presidenti turk ka lëshuar edhe mesazhe te forta. Sipas tij, ne Turqi dhe ne Shqipëri po funksionojnë organizata terroriste, te cilat duhen luftuar nga te dy vendet.?Ju jeni ne dijeni qe ne vendin tone, po luftojmë kundër nje strukture paralele qe është krijuar. Ne e konsiderojmë atë zyrtarisht si nje organizate terroriste, qe kërcënon vendin tone, popullin tone. Luftën kunder kësaj organizate, do ta vijojmë pa ndërprerje. Unë di qe kjo strukture ka veprimtari edhe ne Shqipëri. Unë me vëllezërit e mi te vyer, zotin Nishani dhe zotin Rama, e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen se ata do te bëjnë ate qe duhet. Unë kam bindjen e plote se institucionet shqiptare, nuk do te tolerojnë këtë organizate dhe anëtaret e saj?. Presidenti Erdogan gjate inaugurimit te fillimit te punimeve per Xhaminë e Madhe, ka shfrytëzuar rastin te vlerësoje edhe harmoninë mes besimeve ne Shqipëri. Me pas, presidenti turk ka inauguruar edhe Xhaminë ne kalanë e Prezes.