Banka Qendrore: Po bie konsumi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ka një këndvështrim ndryshe nga qeveria lidhur me ecurinë që ka patur ekonomia në tre muajt e parë të këtij viti. Pikësëpari, ajo vlerëson se kërkesa e brendshme dhe konsumi familjar janë ne rënie, çka tregon hapur brishtësinë e ekonomisë dhe pasiguritë që e presin në të ardhmen. Fajtore për rënien e konsumit është edhe reforma në pagesën e detyrimeve të prapambetura në energji.Pagimi i faturave të prapambetura të energjisë elektrike dhe zbehja. E besimit konsumator ndikuan sjelljen konsumatorë në këtë periudhë.Në raportin e tremujorit të tretë të politikës monetare Banka Qëndore nënvizon se pritshmërinë e saj për vlerësimin e rritjes ekonomike janë ulur. Dy shkaqet kryesore janë përmbytjet dhe problemet në tregun e naftës.Në përgjithësi, informacioni i ri ekonomik ka ulur vlerësimet tona për rritjen e ekonomisë në vitin 2015. Dëmtimi i sektorit të bujqësisë nga përmbytjet në zonat Jugore të vendit, si dhe problemet në sektorin e naftës, pritet të faktorizohen. Në një rritje më të ulët të ekonomisë në tremujorin e parë.Edhe pse qeveria ka marrë hua në tregun ndërkombëtar, Banka e Shqipërisë konstaton se sërish huamarrja e saj në tregun e brendshëm është e lartë dhe kjo ndikon në reduktimin e kredisë që bankat mund të japin për biznesin. Gjithashtu investimet e huaja vijojnë të jenë në rënie për të 5-tin tremujor rresht, ndërkohë që shqiptarët u janë rikthyer sërish marrjes së parave nga të afërmit jashtë. Remitancat në tremuajt e parë të vitit u rriten me 22%.

Free Traffic Exchange