http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me premtimin se do te ulë taksat dhe do te rrisë punësimin, kandidati i Partisë Demokratike per Tiranën Halimim Kosova, është takuar këtë të mërkurë me banorët e Selitës dhe të Don Boskos.Halim Kosova:Ajo që unë shoh dhe konstatoj çdo ditë është që kjo qeveri jo vetëm që ka rritur shumë taksa dhe kosto në kurriz të qytetarit, duke i pakësuar të ardhurat që i ngelin në xhep, ka rënduar biznesin duke i pakësuar mundësinë e punësimit, por ajo që mua më tërheq vëmendjen është se nuk ka sensin e humanizmit karshi banorëve të saj. Unë jam për atë që edhe ligji të veprojë por dhe ana humane dhe njerëzore të jetë në pah në mënyrë që duke u kombinuar këto të dyja edhe zgjidhja për banorët e Tiranës edhe zgjidhja për organizimin e biznesit të jetë shumë shumë herë më e pranueshme.Zhvillimin e Tiranës Kosova e sheh edhe si një mundësi për të frenuar ikjet masive nga Shqipëria.Unë do bëj që pas zgjedhjeve të 21 qershorit, i përkrahur nga partia demokratike dhe nga ekspertët më të mirë që kam përreth, që t?i zbrazin valixhet njerëzit, ti varin rrobat aty ku ishin dhe t?i përvishemi punës si e vetmja mënyrë për të ecur përpara.Kosova u pyet nga banorët për debatin publik me rivalin e tij socialist Erjon Veliaj, qe e ka kërkuar disa herë ketë, por tha se njerëzit janë mërzitur nga të tilla përballje dhe kane nevojë më shume nevoje për punë dhe dinjitet.