Meta prezanton Sallakun në Vorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vora është nje prej 15 bashkive ku ne 21 qershor ne emër te koalicionit qeverisës do te garoje kandidati i LSI Luan Sallaku. Dhe kreu i LSI Ilir Meta gjate nje takimi me gratë e LSI, ashtu si dhe aleati i tij Rama ka kërkuar votën per te majtën me argumentin se qytetaret fitojnë me shume nga nje kandidat qe është pjese e koalicionit qeverisësIlir Meta:Nuk zgjidhen problemet e Vorës dhe kudo në Shqipëri pa bashkëpunim të ngushtë me qeverinë. Çdo projekt që do të bësh do të aprovohet në qeveri, duhet të ulet kryetari i bashkisë të flasë me kryeministrin, me ministrin e Bujqësisë për gjithë problemet që ka zona juaj këtu lidhur me bujqësinë, me kullimin, me vaditjet, e kështu me radhë. Por këtë nuk mund ta bëjë një njeri i cili do të jetë peng i partisë së tij.Me pas kreu i LSI Meta ka zhvilluar nje takim edhe me strukturat dhe me mbështetësit e partisë qe drejton në komunën Bërxull, ku ka premtuar vëmendje per bujqësinë dhe investime per pastrimin e të gjitha kanaleve vaditëse dhe kulluese.