PE: Gruevski të dorëhiqet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas aksionit të policisë në Kumanove ku u shënuan 22 viktima dhe skandalit të përgjimeve, zyrtar të lartë në Strasburg i kërkojnë kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dorëheqjen. Nënkryetari i Parlamentit Europian raportin agjencia INA, i cili vjen nga radhët e liberal demokratëve, Aleksandër Lambsdord deklaron se situata në këtë shtet mund të qetësohet vetëm pas largimit të Gruevskit.Shpërthimi i dhunës në Maqedoni përbën një shqetësim te madh. Kryeministri Nikola Gruevski duhet medoemos të tërhiqet qe ti hape rruge uljes se tensioneve etnike, që janë rindezur sërish, por edhe për krijimin e terrenin për zgjedhje të reja zgjedhje të reja që do të mbaheshin në kushte adekuate demokratike. Pa një aksion të shpejtë, rajoni sërish do të jetë buzë një lufte qytetare. Në situatë e tillë, duke pasur parasysh Marrëveshjen e Ohrit, duhet te evitohej.Deklarata e nënkryetarit të PE-së, vjen pas dorëheqjes së ministres së brendshme Jankullovska dhe shefit të shërbimit të brendshëm Mijallkov. Prej kohësh eurodeputetë të Parlamentit Europian janë angazhuar në ndërmjetësimin e një tryeze për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Por këto bisedime mes qeverisë dhe opozitës të ndërmjetësuara nga treshja e eurodeputeteve Vajgel, Hovit dhe Kukan kanë dështuar.