Refuzohen deputetet e BDI-së në Kumanovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas operacionit dyditor ne Kumanove tre depute te BDI-se zgjodhën kete te marte te vizitonin banoret shqiptare te ?Lagjes se Trimave?, por nuk gjeten pritjen qe kishin menduar. Banoret reaguan ashpër per këtë vizite te vonuar, ne nje kohe qe sipas tyre gjithçka mund te ishte parandaluar. Partia Shqiptare ne koalicionin qeverisës u përball me kritika edhe nga grupi i ambasadoreve perëndimore, qe i kërkuan liderit te saj Ali Ahmeti te marre nje qëndrim me te forte ne te mire te qytetareve gjate nje takimi ne selinë e BE-se ne Shkup. Ne emër te tyre, foli ambasadori italian Ernesto Beleli, qe apeloi se BDI duhet te ndihmoje ne mënyrë te qarte ne hetimin e skandalit te përgjimeve. Si pjese e qeverise BDI mban përgjegjësi për avancimin e vlerave dhe parimeve demokratike.PDSH reagoi përmes nje komunikate per ngjarjet e fundit ne Kumanove, ku theksoi se BDI nuk ka bere sa duhet per parandalimin e përshkallëzimit te situatës. Kjo force politike u beri apel shqiptareve ne Maqedoni te mos bëhen pre e skenarëve te partive maqedonase. Ndërkaq Ministria e Brendshme maqedonase nuk ka publikuar ende identitetin e 14 te vrarëve gjate aksionit policor, por sipas mediave ne Shkup, mes tyre gjenden edhe Mirsad Ndrecaj, i njohur me nofkën ?Komandant Nato? dhe Beg Rizaj, ?Komandant Begu?, te konsideruar si organizatore te grupit te pretenduar terrorist. Pas reagimeve ndërkombëtare per ngjarjet ne Kumanove, vjen edhe reagimi i Departamentit Amerikan te Shteti. Një zyrtar i tij, deklaroi se SHBA po ndjek nga afër situatën në Maqedoni u bën thirrje banorëve të ruajnë qetësinë. Udhëheqësve u kërkohet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e sfidave, krizën e zgjatur politike dhe realizimin e reformave të nevojshme.

Free Traffic Exchange