http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Genci Sefa shqiptari i arrestuar në Kumanovë si pjesëmarrës në përleshjen e ndodhur në lagjen e Trimave?. Familjaret thonë se jane krenare per te dhe se nuk është terrorist siç pretendon policia maqedonase, por nacionalist. Vëllai i madh Lulzim Sefa shprehet se Genci kishte shkuar për te ndihmuar shqiptaret e Kumanovës përballe policisë maqedonase. Lulëzimi e ka takuar vëllain e tij për here te fundit përpara 20 ditësh, kur ai ishte ne Lushnje. Lulzimi thotë se i vëllai Genci ka qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës më 1998 dhe prej vitesh jeton atje së bashku me familjen e tij. Ne emër të familjes, Lulëzimi i kërkon shtetit shqiptar që të mos e lerë në baltë vëllain e tij. Sipas autoriteteve maqedonase Genci Sefa dyshohet të jetë pjesë e grupit që u dorëzua pas 16 orë luftimesh të ashpra, ku mbetën të vrarë 22 persona.