“Xhihadistët”, tension në gjyq - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me këtë bluze ku shkruhej ?jam krenar qe jam mysliman? kane dashur te hyjnë kete te marte ne Gjykatën e Krimeve te Renda familjaret e te akuzuarve, për rekrutimin e luftëtarëve në Siri. Sipas tyre kjo ishte nje mënyre proteste ndaj veprimeve te policisë, e cila i kontrollon imtësisht përpara fillimit te seancave.Armand Aliu:Policia na trajton si qytetarët të dorës së tretë, nuk lë asgjë pa na kontrolluar, nuk na lejojnë të futemi dhe nuk na japin përgjigje, nuk kemi bërë asnjë shkelje.Por familjaret nuk janë lejuar te futen ne salle pa hequr me pare bluzat, gje qe nuk është pranuar nga besimtaret. Situata ka vijuar e tensionuar edhe brenda seancës, ku te pandehurit e akuzuar nuk kane pranuar te zhvillohen gjykimin pa praninë e te afërmeve. Ata kane braktisur ne grup seancën duke bere te pamundur zhvillimin e saj. Ndërkohë një nga avokatet ka ngritur pretendim para gjykatës se ndaj besimtareve kryheshin veprime, te cilat nuk zbatoheshin ndaj te afërmeve te te pandehurve te tjerë. Sipas avokatit të të pandehurve, situata është absurde në kushtet kur gjykata ka deklaruar më herët se seanca është me dyer të hapura. Ai tha se për veprimet e policisë, do t?i dërgojë peticion kryeministrit Edi Rama. Vetëm tre prej të pandehurve kanë zgjedhur të mbrohen me avokatë, ndërsa 6 të tjerët e refuzojnë mbrojtjen ligjore me argumentin se i mbron Allahu.